Presidenti Bajram Begaj në rrjetin e tij social ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Begaj ka falenderuar të gjithë punëtorët që kanë kontriubuar për ekonominë shqiptare.
Gjithashtu ka nderuar dinjitetin e punës dhe profesionet e vështira e të ndershme.
“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Begaj.