Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e turistes amerikane nga bashkëshorti i saj. 54-vjeçarja Sandra Holley u vra me thikë dhe humbi jetën në një banesë që ata kishin marrë me qira në Shkodër.
Ata kishin shkuar në Shkodër për pushime disa ditë më parë. Sipas policisë, Brandon Saporiti ishte në gjendje të dehur dhe kishte disa lëndime në duar.
Ai u shoqërua nga policia për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e krimit.
Vrasja e turistes amerikane në Shkodër, policia: Partneri ishte i dehur