Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta votojë Glauk Konjufcën për kryeparlamentar nëse Albin Kurti e propozon.
“Ne jemi në pritje që Vetëvendosje të reflektojë në kandidaturë, pra ta gjejë një kandidaturë që na bashkon dhe shpresojmë që deri nesër ta kemi ndonjë lajm të mirë, që Vetëvendosje ta nxjerrë një kandidaturë unifikuese.
Nëse e bënë këtë, nesër do ta kemi kryetarin apo kryetaren e Kuvendit. Nuk kemi biseduar për Glaukun, por nuk është problem. Besoj po”, ka thënë ai.
Përpjekja e dhjetë për konstituim të Kuvendit mbahet nesër 3 maj me fillim prej orës 10.