-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj merr zemër në vendlindje: 11 Maji, dita e hakmarrjes për drejtësi

Kryesoret

10 ditë nga zgjedhjet, kryetari i koalicionit “Shqipëria Bëhet-Nisma” Adriatik Lapaj nga Saranda e ka quajtur 11 majin ditën e hakmarrjes për drejtësi.

“Të çajmë sistemin që ka marrë peng atdheun. Ne jemi këtu për të ndërtuar shtet. Lindshmëria ka rënë në shifra dramatike. Jemi këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj. Të shembim këtë klasë politike të kalbur. Më 11 maj votoni kundër atyre që iu bëjnë padrejtësi. 11 maji është dita e hakmarrjes për drejtësi.

Këta ua degdisën fëmijët jashtë Shqipërisë. Nuk ka më kohë për të humbur Shqipëria, është ora për të bërë ndryshimin e madh. Edhe ju që punoni në administratë, duhet të votoni për ndryshimin pa frikë. Është koha t’ju çlirojmë edhe ju. Shqipëria europiane është e shqiptarëve të lirë.

Askush në administratë nuk do preket, që nuk bën korrupsion. Lekët e rraqexhinjve do ia kthejmë administratës së ndershme. Do subvencionojmë bujqësinë. Do rrisim buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë. PS u detyrua të vijë tek pensioni minimal 200 euro, për shkak të presionit opozitar. Ne do të rrisim pensionet progresivisht.

Ne jemi garanci për drejtësinë e re. Na jepni mundësinë të kuptojmë sesa të këqij kanë qenë. Ne do bëjmë qeveri, që nuk e kërcënon administratën dhe pa lidhje me krimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit