Trump e ka në shënjestër Kinën, do ia arrijë?
Megjithëse Donald Trump mund të merret si lider i komplikuar dhe kontraverz, lëvizjet e tij me tarifat (sidomos ndaj Kinës) duken të jenë mjaft mirë të llogaritura dhe të planifikuara Objektivi kryesor i tarifave është Kina.
Pasi Trump vendosi tarifa ndaj Kinës, pritet që Kina tani të drejtojë shumicën e mallrave të saj të lira drejt BE-së dhe pjesës tjetër të botës.
Kur mallrat e lira kineze vërshojnë tregun e BE-së, ato do të kërcënojnë shumë prodhues evropianë deri në atë masë sa vendet evropiane do të detyrohen të vendosin tarifa për mallrat kineze për të shpëtuar kompanitë dhe fabrikat e tyre vendase, edhe pse fabrikat evropiane thjesht nuk mund të konkurrojnë me fuqinë e lirë punëtore kineze.
Kur Kina nuk është në gjendje të shesë mallrat e saj as në SHBA dhe as në Evropë, mund të merret me mend si do të përfundojë kjo për vetë Kinën.
Indo-Paqësori e në veçanti Deti Jugor Kinez dhe çështja e Tajvanit do jenë pikë-takim i mejdanit ushtarak mes SHBA-ve dhe Kinës!
Dy luftëra botërore kanë filluar në tokën evropiane! Kush e ka radhën? E treta në Azi?
Larg qoftë o Zot!