Një apartament është duke u djegur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e apartamentit, teksa kati i lart e bën të vështirë ndërhyrjen. Shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.
“Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.