-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump shkarkon Waltz nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shkarkuar Mike Waltz nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare dhe do ta nominojë atë për ambasador në Kombet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e falënderoi Waltz për punën e tij dhe tha se ai do të zëvendësohej përkohësisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

“Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri”, shtoi Trump.

Ndërsa Waltz postoi një deklaratë të shkurtër në X, së bashku me një pamje të ekranit të njoftimit nga presidenti.

“Jam thellësisht i nderuar që të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë të madh”, shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit