Kristjan Asllani ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon me Interin, duke realizuar një penallti të saktë në fitoren ndaj Veronës. Mesfushori shqiptar tregoi ftohtësi nga pika e bardhë, duke kaluar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Ky është goli i parë i Asllanit në Serie A këtë sezon, pas 20 ndeshjesh, dhe gjithashtu ka dhuruar dy asiste. Për 23-vjeçarin, ky është sezoni i tretë në Milano, ku vazhdon të rritet dhe të bëhet një pjesë kyçe e skuadrës.
/5pyetjet.al