-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Vlorë: Rama është tradhtar, do ta çoj në Beograd

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të tensionuar me qytetarët e Vlorës, ku ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka quajtur Ramën “tradhtar” dhe ka premtuar se do ta “largojë nga Shqipëria për ta çuar në Beograd”.

Berisha ka akuzuar kryeministrin për izolimin ndërkombëtar dhe për përpjekjet për të shuar opozitën, duke e kthyer Shqipërinë në një narko-shtet. Ai gjithashtu theksoi se çdo shqiptar duhet të qëndrojë në anën e drejtë të historisë dhe përfundoi fjalën e tij me thirrjet: “Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria!”.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh: “Rama është në rreth të kuq nga vendet e lira. Ai u përpoq të zhdukë opozitën dhe të krijojë një Shqipëri pa opozitë. Ka qenë i damkosur më keq se Lukashenko në Europë. Katër rezoluta ndërkombëtare e shpallin Shqipërinë një narko-shtet dhe e quajnë drejtësinë e tij të ndikuar nga politika”. Ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Kur erdha në Vlorë, u betova përpara Ismail Qemalit se këtë tradhtar, Ramën, do ta çoj në Beograd. Rama, nuk mund të luash me lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit