-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja mbi 5 të plagosurit, gjendet pistoleta

Kryesoret

Policia ka gjetur armën e përdorur për plagosjen e pesë personave në Laç, që ndodhi sot. Pistoleta ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi afër vendit të ngjarjes.

Të plagosurit nga të shtënat janë Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri. Ngjarja dyshohet të ketë pasur si shkak një konflikt mes disa të rinjve, dhe të lënduar mbetën edhe kalimtarë të rastit.

Një nga të plagosurat Angjelina Gjezaj, një grua e moshuar që po ecte në trotuar në momentin e konfliktit, mori një plumb në këmbë. Ajo ishte një shitëse që tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për kapjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit