Zbardhen detaje të reja nga vrasja dje në Shkodër. Amerikani Brendon Saporito që vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka ka shfaqur pendese për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.
57-vjeçari goditi për vdekje me thikë mëngjesin e së premtes bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Krimi ndodhi në banesën që ata kishin marrë me qera në lagjen Gjuhadol, në qendër të Shkodrës. Të zotët e shtëpisë që dëgjuan britmat e gruas njoftuan policinë për krimin.
53-vjeçarja Sandra Saporito, nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa policia e Shkodrës tha se e gjeti bashkëshortin e saj në gjendje të rënduar dhe nën efektin e alkoolit. Çifti amerikan ndodhej prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës.