-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Himarë: Sezoni do të jetë fantastik

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Himarës, ku shprehu optimizëm për një sezon të suksesshëm. Ai theksoi se Himara ka tërhequr tashmë vizitorë nga e gjithë bota dhe se qyteti është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të mëdha.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se projektet për zhvillimin e Himarës do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke e siguruar përparimin e qytetit. Ai theksoi se ky transformim është rrënjësor dhe se energjia pozitive që mbizotëron tani në Himarë është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të bashkisë.

“Himara ka kaluar një transformim të thellë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm. E gjithë atmosfera që mbizotëron këtu është e qetë dhe e mbushur me energji pozitive. Projektet janë në proces dhe po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni turistik do të jetë fantastik”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit