-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama premton ujë 24/7 për Sarandën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral në Sarandë, u ndal te sfida e furnizimit me ujë të pijshëm, një problem që sipas tij vjen si pasojë e rritjes së madhe të turistëve gjatë sezonit veror. Ai premtoi një rinvestim madhor për të garantuar ujë të mjaftueshëm dhe cilësor gjatë gjithë ditës, edhe në kulmin e sezonit turistik.

“Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në Sarandë. Por Saranda ka një problem ndryshe. Është bërë një investim i rëndësishëm për ujin, por ndërkohë është rritur edhe numri i konsumatorëve. Kur nis ‘invazioni’ i turistëve, bie furnizimi. Nuk kemi rrugë tjetër veçse të bëjmë një investim specifik dhe madhor për këtë zonë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se me rritjen e investimeve turistike dhe prurjeve të reja, rritet edhe përgjegjësia për të garantuar shërbime themelore për qytetarët dhe turistët, siç është uji i pijshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit