Ditën e djeshme për herë të dhjetë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosëse kërkoi votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentaren.
Ndërkohë ditën e nesërme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e radhës dhe do të shikohet nëse do të arrihet që Albulena haxhiu të vendoset kryetare e Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë që nuk do ta votojnë Haxhiun për kryetare e Kuvendit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosëse nuk do ta ndërrojë kandidaten.