-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në Fier: Banorët kërkojnë ajër të pastër

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit Gazment Bardhi, ka ngritur një alarm të fortë publik mbi një situatë të rëndë mjedisore në fshatin Jagodinë të bashkisë Roskovec, të cilën e cilëson si një “krim që po kërcënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e banorëve”.

Sipas tij, banorët e zonës janë të ekspozuar çdo ditë ndaj një reje gazi të padukshme, por tepër të rrezikshme, e cila ka ndikuar negativisht jo vetëm në prodhimin bujqësor, por edhe në shëndetin e komunitetit. Problemet e raportuara përfshijnë shqetësime të rënda të frymëmarrjes, alergji dhe sëmundje kronike.

“Ky nuk është vetëm një problem mjedisor, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën. Një krim i rëndë po ndodh në heshtje, me dijeninë e institucioneve, që për arsye të panjohura kanë zgjedhur të mos veprojnë”.

Ai i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe vendore të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë situatë alarmante dhe për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe mjedisin e banorëve të Jagodinës.

“Banorët nuk kërkojnë mëshirë. Kërkojnë ajër të pastër, tokë të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurt. Unë personalisht do ta ndjek këtë çështje deri në fund, si zëri i tyre, sepse askush nuk ka të drejtë t’i nënshtrojë qytetarët përballë pasojave të një krimi të heshtur dhe të mbuluar nga indiferenca apo korrupsioni”, – thekson Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit