Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, u shoqërua sot nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit, lidhur me shpërndarjen e fletushkave elektorale. Sipas reagimit të PD-së, Semanjaku u ndalua për arsye politike për të frenuar aktivitetet e opozitës.
BalkanWeb ka siguruar pamjet e momentit të incidentit, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD në sheshin qendror të qytetit. Pamjet tregojnë Semanjakun duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht për disa çaste, para se të futej në makinën e policisë.
Sipas Partisë Demokratike, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të penguar aktivitetet e opozitës, duke theksuar se ai po shpërndante fletushka dhe po mbroste materialet e fushatës së tij.
/5pyetjet.al