-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me raketë nga Jemeni pranë aeroportit në Izrael, katër të plagosur

Kryesoret

Një raketë e gjuajtur nga Jemeni drejt Izraelit ra afër aeroportit Ben Gurion, aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit. Për shkak të sulmin, autoritetet ndaluan përkohësisht trafikun ajror.

Ushtria izraelite tha se po heton rënien e predhës të lëshuar nga Jemeni, që përfundoi në afërsi të aeroportit.

Shërbimi i emergjencave në Izrael tha se nuk ka raportime për lëndime serioze. Një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital, ndërkaq dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, kërcënoi se “kushdo që do të na godasë, ne do t’i godasim shtatë herë më fuqishëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit