Pjesa e parë e finales së Play Out mes Tiranës dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” u mbyll pa gola.
Rasti më i mirë për Tiranën erdhi nga Jarmouni, i cili pas çerek ore lojë goditi portën, por u ndal nga portieri.
Pogradeci festoi në fund të pjesës së parë pas një goli të bukur të Soler nga distanca, por gëzimi i ekipit të Shkëmbit u ndërpre kur arbitri e anuloi golin për faull të Micit, pas kontrollit të VAR.