Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka nisur një vizitë në Republikën Çeke, ku do të takohet me Presidentin Petr Pave. Çekia ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës që kur Rusia pushtoi vendin në vitin 2022. Në këtë kuadër, Çekia ka udhëhequr një iniciativë për të furnizuar Ukrainën me municione të kalibrit të madh, duke dërguar të paktën një milion predha.
“Nisma çeke për municionet ka rezultuar efektive dhe ne do ta vazhdojmë këtë përpjekje”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale. Ai theksoi gjithashtu se një tjetër fushë bashkëpunimi me Republikën Çeke është “zhvillimi i aviacionit tonë ushtarak, zgjerimi i programeve të trajnimit të pilotëve dhe mbështetja e flotës sonë F-16.”
Zelensky shtoi se, “Së bashku me Republikën Çeke dhe anëtarët e tjerë të koalicionit ajror, po përgatisim lajme të mira për Ukrainën.”
Gjatë vizitës, ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin çek, Petr Fiala, dhe çështja e municioneve do të jetë ndër pikat kryesore të diskutimit.