-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceremoni përkujtimore për 5 Majin, zyrtarë të lartë nderojnë dëshmorët

Kryesoret

Në kuadër të 5 Majit , Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, po zhvillohet homazhe zyrtare pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore. E pranishme ishte edhe ministrja Elisa Spiropali, bashkë me drejtues të tjerë politikë dhe ushtarakë.

Pjesëmarrësit vendosën kurora dhe buqeta me lule në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

5 Maji kujtohet çdo vit si dita e sakrificës dhe heroizmit të mijëra shqiptarëve që ranë për lirinë e vendit, ndër ta edhe dëshmori i parë i Luftës Nacionalçlirimtare, Qemal Stafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit