-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sondazhi i Piepolit në ‘5 pyetjet’/ PS në rritje në qarkun Gjirokastër, Berisha në rënie

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetje nga Babaramo po diskutohet se kush do të fitojë në 12 qarqe. Në sondazhin e fundit në bashkëpunim me institutin Piepoli gara mbetet e përqendruar mes dy forcave kryesore politike.

54.1% e qytetarëve të këtij qarku thonë se do të votojnë për PS në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa 34.8% për koalicionin e Sali Berishës. PS ruan 3 mandatet si dhe PD 1 mandat.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, PS ka një rritje të lehtë në përqindje, ku do merrte 54.1% të votave nga 53.8% në 2021. PD një rënie të ndjeshme nga 43.3% në 2021 në 34.8%, një humbje prej 8.5%, por gjithsesi mban 1 mandat.

Partitë e tjera nuk arrijnë të marrin asnjë mandat. Përqindje më të lartë e merr Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt me 4.4% , ndjekur nga partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 3.3%. 2.6% thonë se do të votonin për Partinë Social Demokrate të Tom Doshit, një rritje në krahasim me 2021 ku kishte 1.2%. Për partinë “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorrit do të votonin 0.3%.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës dhe Djathtas për Zhvillim i Enkelejd Alibeajt marrin secili me nga 0.1%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit