Ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë së bashku me eskavatorin me të cilin punonte gjatë përpunimit të kromit. Dyshohet se është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, 29-vjeçari është rrlmbyer nga rrjedha bashkë me eskavatorin.
Ditën e sotme kreu i emergjencave cilivile, Haki Çako ka shkuar për të ndjekur nga afër përpjekjet e gjetjes së 29-vjeçarit. Cako shprehet se është një operacion shumë i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e djalit të tyre. Janë angazhuar dhe vijojnë të punojnë intensivisht pothuajse të gjitha strukturat, njësitë e emergjencave civile, të bashkisë, të prefekturës dhe strukturave të tjera qendrore, në drejtimin e ekspertëve. Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km. Do të vëmë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut”, shprehet Haki Cako.
Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos, Ministria e Mbrojtjes: Vazhdon kërkimi