Në takimin përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste në Librazhd, kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin me nota ironie dhe humor, duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të deputetit demokrat Tomor Alizoti pasi deklaroi “kam qejf ta ha të gjallë”.
“Kam ardh me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dal njëri këtej që do të na hajë gjallë,” tha Rama, duke shtuar me ironi: “Nuk po e shoh gjëkundi atë.”
Rama theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke e cilësuar këtë një moment kyç për të ardhmen e vendit. Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e lartë në takim dhe u ndal në mesazhin e tij politik:
“Ky është një moment i rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi që çdokush ka të drejtën e votës, edhe pse mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet se në 11 maj duhet të na bashkohet.”
/5pyetjet.al