-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Mos voto nëse ke mendjen në kënetë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” në Facebook, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe bëri një thirrje të veçantë për ata që nuk mbështesin Partinë Socialiste, duke i inkurajuar të mos shkojnë të votojnë. Ai reagoi pas një komenti nga një ndjekës që sugjeroi largimin e tij dhe hapjen e mundësisë për të rinjtë.

Rama theksoi se ky është një vendim që e merr populli.
“Këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord,” u shpreh ai, duke iu referuar procesit demokratik.

Për më tepër, Rama e përdori mundësinë për të ironizuar opozitën, duke komentuar mbi “kënetën”, që sipas tij, është një situatë jo e favorshme për politikanët dhe votuesit.

Ai shtoi: “Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS, mos voto fare. Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit