-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu shoferin, lirohet nga qelia vëllai i deputetit demokrat

Kryesoret

Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është liruar nga qelia duke u lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni në fundjavë.

Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Pas konfliktit policia ka sqaruar se deputeti Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.

Deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit