Nga Devolli, kryeministri Edi Rama kishte disa fjalë për deputetin demokrat, Bledjon Nallbati i cili dhunoi një shofer kamioni në fundjavë.
“Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor.
Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëroi Agolli te një turp vendor këtu?
Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama, referuar Nallbatit.









