-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shqipëria Bëhet’: Rama po kërcënon votuesit

Kryesoret

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon dhe intimidon votuesit.

“Dy ditët e fundit Kryeministri Rama ka ndërhyrë në mënyrë kriminale në fushatën zgjedhore duke përsëritur një kërcënim ndaj shqiptarëve në formën “Nëse nuk votoni Partinë Socialiste mos dilni fare nga shtëpitë që të votoni!”.

Zoti Kryeministër, ne nuk i dimë hallet e mendjes suaj, por po ju bëjmë me dije se thirrja e përsëritur ndaj qytetarëve, që të mos dalin të votojnë, është një formë intimidimi që bie ndesh me demokracinë dhe kodin zgjedhor.

Po ju kujtojmë gjithashtu se jeni duke konsumuar një nga dy mënyrat që krimi i organizuar përdor për të ndihmuar partitë në pushtet për të minimizuar rezultatet e opozitës. Kjo formë që krimi përdor, është pikërisht intimidimi apo edhe kërcënimi i votuesve të opozitës, me qëllim që ditën e votimeve ata të mos dalin fare nga shtëpitë.

Të votojnë pa frikë, sepse frika ka vdekur bashkë me komunizmin, të votojnë më sytë hapur dhe të votojnë për të marrë një rezultat ku vota e tyre të ketë peshë” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit