-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Çmimi i naftës mund të sjellë paqe në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka shprehur besimin se çmimi i naftës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Gjatë një deklarate për gazetarët mbrëmë, ai theksoi se me rënien e çmimit të naftës, mund të jetë një mundësi për të përshpejtuar zgjidhjen e krizës. “Mendoj se Rusia, duke parë çmimin e naftës që ka rënë, është tani në një pozicion ku dëshiron të zgjidhë çështjen. Po ashtu, Ukraina dëshiron një zgjidhje,” tha Trump.

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të konsiderueshme, duke u ulur me rreth 15 dollarë për fuçi që nga fillimi i vitit 2025, duke i shkaktuar probleme ekonomisë ruse, që mbështetet shumë në eksportet e saj të naftës dhe gazit.

Trump shtoi se kjo ka krijuar një mundësi për zhvillime të reja pozitive, por shtoi gjithashtu se ende është herët për të thënë nëse një marrëveshje do të arrihet. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe ndoshta do të ndodhë diçka, por shpresojmë se do të ndodhë”, tha ai.

Në lidhje me mundësinë e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, Trump bëri të ditur se ai ka planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji, por shtoi se Kremlini nuk ka planifikuar ende udhëtime në Lindjen e Mesme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit