-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtria izraelite paralajmëron njerëzit të largohen nga zonat afër aeroportit Sana

Kryesoret

Ushtria izraelite ka paralajmëruar njerëzit që të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit të Izraelit.

Tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe rebelëve Huthi të Jemenit, pasi grupi i lidhur me Iranin po vazhdon të kryejë sulme si përgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Mosevakuimi ju vë në rrezik”, tha ushtria izraelite drejtuar njerëzve në Sana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit