Shkon në rreth 156 mijë numri i fletëve të votimit që kanë mbërritur në Shqipëri nga diaspora. Vetëm gjatë të mërkurës, kanë ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rreth 13 mijë vota.
Pengesa po hasen në Greqi, pasi nga 68 380 vota në total, kanë mbërritur rreth 25 mijë. Në limit të afatit, një thirrje emigrantëve për të përshpejtuar procesin ua ka bërë dhe kryeministri Rama.
“Do t’u thosha shqiptarëve të Greqisë që janë më mbrapa të gjithëve, jo për fajin e tyre, për fajin e konfuzionit që u krijua nga kompania në ditët e para, 39%, forca, forca, forca.
Janë edhe 36 mijë zarfe të padorëzuar, por ama ka akoma kohë dhe mos prisni më që të vijnë t’ua marrin, por kthejeni mbrapsht në pikën përkatëse postare të DHL”, tha Kryeministri Rama.