Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të saj me kokainë në Sarandë, Ergys Isufi.
Ferdinand Dervishi, kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” shprehet se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelata si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.
“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.
U kap duke blerë një dozë dhe ne e dënojmë edhe vetë po të jetë e vërtetë, por të presim pak edhe versionet që nuk janë të shtetit tuaj. Se pas ashpërsimit të gjuhës së km tënd ndaj “Shqipēria Bëhet” u bënë dy incidente ne 48 orë.
Kërcënimin e kandidates sonë ne Durrës e falsifikuat me urgjencë duke ja faturuar një qytetari me çrregilullime mendore. Për këtë të Sarandës duhet të presim”, shkruan Ferdinand Dervishi.
Iu gjet kokainë, arrestohet kandidati i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi