Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në fshatin Kus të Tiranës.
Luan Alla 45 vjeç dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur, dhe më pas qëlloi me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivëve të Policisë që kishin shkuar për të ndërhyrë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa autori u kap pas një ndjekjeje disa orëshe.
Pasi u largua në drejtim të një zone të pyllëzuar, forcat e Policisë arritën ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë pas rreth dy orësh kërkimesh.
Gjatë arrestimit atij iu sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me fishek në fole dhe një thikë, të cilat i posedonte pa leje.