Tetë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore shumë evropianë dhe amerikanë besojnë se një konflikt i ri global ka të ngjarë të shpërthejë brenda një dekade.
Siç tregon një sondazh i YouGov i publikuar nga Guardian, shumica dërrmuese beson se ngjarjet që ndodhën para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore mbeten të rëndësishme edhe sot dhe se ato duhet të vazhdojnë t’u mësohen brezave të rinj.
Midis 41% dhe 55% e të anketuarve në pesë vende evropiane – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – thanë se e konsideronin një luftë të re botërore të mundshme ose shumë të mundshme brenda pesë deri në dhjetë viteve të ardhshme, një pikëpamje që ndahet nga 45% e amerikanëve.