Sonte është një tjetër mbrëmje e jashtëzakonshme. Në orën 21:00, PSG-ja do të presë Arsenalin në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Champions League.
Francezët vijnë me një avantazh minimal pas fitores në “Emirates” me rezultat 1-0 falë golit të Dembele.
Asnjëra prej skuadrave nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampioneve. Kush do të shkojë në finalen e madhe të 31 majit në Mynih, ku do të gjejnë Interin? Mbani frymën dhe shijoni gjithçka sonte.