Drejtuesja e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli akuzoi se vota e diasporës shqiptare në Greqi është manipuluar. Nga selia blu, sot kërkoi hetim nga SPAK-u.
“Ajo që po ndodh në Greqi është rast i veçuar, kapitull totalisht i një krimi zgjedhor dhe manipulim politik i votës. Shkuarja për të marrë apo të dorëzuar zarfin pa identifikim e bën votën të pavlefshme.
KQZ ti kërkojë llogari DHL-së, kemi dyshime se po kontrollohet nga njerëz të pushtetit. I kërkojmë organeve ligj zbatuese përfshirë SPAK që të shqyrtojë rastin e Greqisë.
Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces” tha Topalli.