-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhri i fundit për policinë tre ditë para zgjedhjeve

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve. Proda ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë në krye të shërbimeve për të parandaluar çdo krim zgjedhor.

“Jemi përpara disa sfidave shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, ndaj kërkoj nga gjithsecili, më shumë angazhim dhe përkushtim, që këto sfida t’i përballojmë me sukses dhe të përligjim besimin që qytetarët kanë te Policia e Shtetit.

Zbatoni ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, duke qëndruar të baraslarguar nga subjektet politike, si deri tani. Reagoni në kohë dhe me profesionalizëm, mos neglizhoni asnjë konflikt, sado i vogël apo i parëndësishëm qoftë në dukje, ndiqni në dinamikë çdo shqetësim të adresuar nga qytetarët apo nga përfaqësues të subjekteve politike dhe trajtojini ato ligjërisht, në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Punoni me inteligjencë policore, për të parandaluar dhe goditur krimet elektorale. Strukturat e Policisë të vijojnë monitorimin intensiv të rrjeteve sociale, për evidentuar shkeljet ligjore që cenojnë procesin zgjedhor dhe të identifikojnë shtetasit përgjegjës”-tha Proda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit