Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran i shoqëruar edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vizituar sot qendrën e KQZ-së së Votimit nga Jashtë.
Drejtoria e Votimit nga Jashtë, Jona Josifi i ka treguar të gjithë procesin që nga mbërritja e votës, hapja e zarfeve dhe ndarja e materialeve në kutitë përkatëse për t’u numëruar, më pas, pas përfundimit të procesit të votimit në Shqipëri, paralelisht me votat e tjera.
Ambasadori është shprehur i impresionuar në lidhje me nivelin e profesionalizmit me të cilin është organizuar mbledhja e votave nga jashtë vendit.