Një 16-vjeçar shqiptar Marvin Gjuzi është raportuar i zhdukur në Irlandë dhe policia vendase ka nisur një operacion kërkimi për ta gjetur. Mungesa e tij është regjistruar prej disa ditësh dhe autoritetet kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tij.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë irlandeze, Marvin është parë për herë të fundit më datë 1 maj rreth orës 13:00, në zonën e Monagh Bypass.
Fotografia dhe të dhënat e tij janë bërë publike në kuadër të kërkesës për ndihmë nga qytetarët.