Kosova është rikthyer në Ligën B të UEFA Nations League dhe është shortuar në Grupin B, ku do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Pas përballjeve të mëparshme me Izraelin, Kosova kërkon të vazhdojë suksesin, ndërsa ndeshjet me Austrinë dhe Irlandën do të jenë të reja dhe të vështira për ekipin dardan.
Objektivi kryesor është qëndrimi në Ligën B, por me formën e mirë të lojtarëve, shpresohet edhe për një luftë për vendet e para që mund të çojnë në play-off për kualifikimet e Botërorit ose Europianit të ardhshëm.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në shtator të vitit 2026.
/5pyetjet.al









