-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albana Vokshi: PS ka sjellë vetëm varfëri, listat përfaqësojnë oligarkët

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka akuzuar Partinë Socialiste për dështime të thella në qeverisje dhe për lidhje të forta me oligarkët dhe krimin. Ajo deklaroi se PS nuk ka më asgjë për t’u ofruar qytetarëve përveç “mashtrimit dhe varfërisë”.

“Lista e mbyllur e PS përfaqëson oligarkët dhe interesat e tyre, dhe jo të qytetarëve. Në Tiranë po hidhet asfalt elektoral dhe kjo është shkelje,” tha Vokshi.

Duke përmendur afera si inceneratorët, sterilizimi dhe programi i check up-it, Vokshi akuzoi emra konkretë të kabinetit qeveritar për përgjegjësi direkte dhe shpërdorim fondesh.

“Edi Rama është koka e grupit kriminal. Manastirliu duhet të ishte para drejtësisë, Xhaçka dhe Balluku kanë abuzuar me shuma marramendëse,” u shpreh ajo.

Deputetja demokrate theksoi se PD angazhohet për një sistem drejtësie të depolitizuar:
“Nëse PD vjen në pushtet, SPAK do jetë i pavarur. Kushdo që bën krim elektoral apo afera korruptive, do të japë llogari.”

Sipas saj, PS po përpiqet të tensionojë situatën elektorale dhe po përfshin elementë me precedentë penalë në zona të ndryshme.
“Ky nuk është shtet, por regjim. Qytetarët do e ndëshkojnë me votë. Shëndetësia falas është vuajtje falas,” përfundoi Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit