Gazment Bardhi, drejtues politik i PD-së në qarkun Fier, ka akuzuar Belinda Ballukun për përfshirje në blerjen e votave në Lushnje, Divjakë dhe Fier, duke përdorur një personazh të quajtur “Tan Lepri”. Sipas Bardhit, ky personazh vepron me mbështetje të Ballukut dhe mbrojtje nga Policia e Shtetit.
“Ky personazh është një terrorist elektoral dhe do të trajtohet me gjithë forcën e ligjit si i tillë,” tha ai, duke theksuar se SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë për të parandaluar deformimin e zgjedhjeve.
Bardhi kërkoi gjithashtu që hetimet për krimet zgjedhore të përshpejtohen, duke theksuar se është jetike për demokracinë që ndëshkimi të ndodhë para datës së zgjedhjeve.