Në një takimi elektoral në Shkodër, Sali Berisha paralajmëroi grupet kriminale të mos kërcënojnë qytetarët dhe komisionerët e zgjedhjeve, duke theksuar se ata do të përballen me pasojat e papritura në rast se vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të dhunshme. Ai e akuzoi Partinë Socialiste për lidhje me krimin, duke cituar disa zona ku sipas tij, krimi është i pranishëm dhe përfaqësohet nga individë të caktuar. Berisha theksoi se më 12 maj do të formohet një qeveri e re, e cila do të marrë masa të forta ndaj këtyre grupeve.
Berisha tha: “Përballë është alternativa e krimit, në Velipojë përfaqësuesit e Pëllumb Gjokës, në Dajc të tjerë, në Dobraç të tjerë. U them se në datën 12 maj qeveria e re do t’u shpallë juve grupe terroriste. Dhe mos guxoni të kërcënoni qoftë edhe një komisioner apo qytetar. Do të përgjigjemi ashtu siç nuk ua pret mendja. Mos mendoni se ju mbron Edi Rama dhe Benet Beci, ia mbathin të parë.”
Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos votojnë për kandidatët që sipas tij janë të lidhur me krimin dhe Edi Ramën.
“Qytetarë të Shkodrës, u bëj thirrje asnjë votë për Tom pazarin. Vota për Tomën është votë e tëra për Edi Ramën. Toma është skllav i Edi Ramës.”