Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur zgjedhjen e Kardinalit Robert Francis Prévost si Papa Leone XIV, duke e uruar për këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Katolike dhe botën.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali i ka dërguar urime Papa Leone XIV dhe ka shprehur besimin se paqja dhe drejtësia që vijnë nga Zoti do të jenë udhërrëfyes për të gjithë. Ajo theksoi se ky është një moment i rëndësishëm, pasi Papa i sapozgjedhur është i pari Papë amerikan në histori, dhe u shpreh se lutjet dhe drita e Krishtit të ringjallur do të mbështesin misionin e tij të ri.
Spiropali mbylli mesazhin duke iu drejtuar të gjithëve për të shpërndarë vlerat e paqes dhe besimit.
/5pyetjet.al