-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaçaj: Rilindja po bën presione, PD do të zbatojë premtimet

Kryesoret

Kandidati për deputet i PD, Salvador Kaçaj, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për përdorimin e presioneve dhe kërcënimeve me qëllim sigurimin e votave, sidomos në lidhje me procesin e legalizimeve.

Ai deklaroi: “Po bëhen presione me legalizimet për votën. Nën qeverisjen e PD, legalizimet do të jepen falas.” Kaçaj theksoi gjithashtu se për qytetarët e Laprakës po bëhen presione për të shmangur shembjen e shtëpive të tyre. Ai u shpreh se, nën drejtimin e Sali Berishës, do të mbahet fjala dhe do të zgjidhen problemet me këtë proces: “Berisha është një person që e mban fjalën, “Po” e ka “Po” dhe “Jo”-në e ka “Jo”.”

Kaçaj kritikoi ashpër qeverisjen e Rilindjes dhe u shpreh se sektori i saj ka arritur fundin e keqqeverisjes, duke shtuar se ambasadorët e PS janë të përfshirë në aktivitete të dyshimta për të mbështetur fushatën. Ai deklaroi: “Ambasadorja shqiptare në Athinë ka hapur zyra të PS. Kryepatronazhistja jonë në Greqi është pra ambasadorja.” Ai paralajmëroi se ky “sekt” do të dështojë, duke theksuar se “në fund, ata do dështojnë me trup, do marrin goditje spektakolare.”

Përsa i përket heqjes së statusit “non grata” të Sali Berishës, Kaçaj tha: “Non grata e Berishës ka rënë kur Trump fitoi zgjedhjet amerikane. Gazetari ka reputacion absolut. Ai ka bërë një pyetje. Pyetja është bërë, përgjigja është e saktë, non grata është hequr tashmë.”

Në lidhje me fushatën zgjedhore, Kaçaj nënvizoi se PD do të zbatojë programin e saj në 100 ditët e para të qeverisjes, me përfshirje të masave si ulja e çmimit të ujit dhe energjisë, dhe rritja e pagave: “Minimumi jetik do të jetë 200 euro, do ulet çmimi i ujit. Pagat do të tatohen 10 përqind.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit