Policia ka identifikuar shoferin që qëlloi në tokë gjatë një incidenti që ndodhi në Evosmos të Selanikut, pas një debati në mes të rrugës. Sipas autoriteteve, shoferi është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.
Ngjarja ka nisur kur 30-vjeçari ka pasur një debat me një shofere femër, të cilën më pas e ka mbrojtur një tjetër shofer, 41-vjeçar, me origjinë nga Gjeorgjia. Pas një konfrontimi verbal mes dy burrave, 30-vjeçari ka përdorur dhunë fizike, ndërsa 41-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë si kërcënim. Pas kësaj, ai është kthyer në makinën e tij dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjeve fizike, 41-vjeçari ka marrë plagë të lehta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkakut të këtij incidenti.