-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konklava në ditën e dytë, a do të ngjitet tymi i bardhë këtë mbrëmje?

Kryesoret

Sot është dita e dytë e Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri, dhe kardinalët kanë filluar seancën e tretë të votimit. Pas tymit të zi që doli mëngjesin e sotëm, kjo është një tjetër shenjë që procesi i zgjedhjes nuk ka përfunduar ende. Tym i zi ishte gjithashtu shfaqur edhe gjatë ditës së djeshme, duke treguar se asnjë prej kandidatëve nuk kishte siguruar mjaft vota për t’u zgjedhur Papa.

Në ditën e parë të Konklavës, 133 kardinalët kaluan mbi tre orë të mbyllur në Kapelën Sistine, pa arritur ende të zgjidhnin pasuesin e Papës Françesku. Edhe sot, rezultati ka mbetur i njëjtë, por dy votimet që do të zhvillohen pasdite mund të sjellin ndryshimin e pritur.

Në Sheshin e Shën Pjetrit, mijëra besimtarë mbajnë shikimin e drejtuar nga oxhaku, në pritje të tymit që do të sinjalizojë rezultatin. Kardinalët po mbërrijnë në Kapelën Sistine për seancën e tretë të votimit, ndërsa dy votime të tjera janë planifikuar për pasdite. Nëse do të ketë një rezultat përfundimtar, pritet që tymi i bardhë të dalë rreth orës 17:00. Përndryshe, do të ketë më shumë tym (të zi ose të bardhë) pas orës 19:00, dhe mund të shfaqet tymi i bardhë këtë mbrëmje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit