-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktori Baloku i bashkohet VV/ Kurti: I dashur për publikun dhe forca jonë shtesë!

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka bërë me dije se në Vetëvendsoje për zgjedhjet e reja, si kandidat për deputet i është bashkuar edhe aktori i njohur Armend Baloku, ku sipas Kurtit ai ka një karrierë të pasur që nga mosha e hershme dhe shërben si forcë shtesë për lëvizjen VV.

Postimi i Kurtit

Armend Baloku i bashkohet listës sonë fituese. Aktori ynë i njohur dhe shumë i dashur për publikun është forcë shtesë për listën e Lëvizjes sonë, ndërsa kontributi i tij do të jetë i çmuar për artin dhe kulturën e Republikës sonë.
Baloku ka përfunduar Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Dramatike, drejtimi Aktrim, në nivelin bachelor dhe master. Ai ka një karrierë të pasur si aktor i teatrit dhe filmit që nga mosha e hershme. Përveç angazhimit të tij në teatër dhe film, ai ushtron edhe veprimtari pedagogjike si ligjërues i aktrimit, duke kontribuar në formimin e aktorëve të rinj në Kosovë.
Mirë se vjen, Armend!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit