-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LaCivita: 11 Maji, shansi për të ndaluar Ramën

Kryesoret

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita, ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Lezhë, ku bëri thirrje për mobilizim masiv në ditën e zgjedhjeve më 11 maj. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe apeloi për një ndryshim në drejtimin e vendit, duke vënë theksin tek nevoja për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

LaCivita: “Jam i lumtur që jam kthyer në Shqipëri me miqtë e mirë. Një ditë do ta heqim nga puna Edi Ramën. Do i themi je i pushuar. Është koha që t’i japim fund korrupsionit, ti japim fund dështimit ekonomik dhe varësisë.”

Ai gjithashtu paralajmëroi se Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbajtur pushtetin, ndaj bëri apel për të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“LaCivita theksoi: “Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë, vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit