Festimet kanë shpërthyer në Sheshin e Shën Pjetrit, pas shpalljes së Papës së ri, kur tymi i bardhë u ngrit nga Kapela Sistine dhe kambanat e Shën Pjetrit ranë, njoftojnë se Kisha Katolike Romake ka gjetur pasardhësin e Papa Françeskut.
Zgjedhja e Papës u realizua në ditën e dytë të konklavës, ku morën pjesë 133 kardinalë nga e gjithë bota me të drejtë vote. Turmat e gëzuara në shesh shpërthyen në brohorima dhe duarrokitje, ndërsa tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Flamujt valëviteshin dhe njerëzit përqafonin njëri-tjetrin, duke festuar zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës. Identiteti i Papës dhe emri që ai ka zgjedhur do të shpallen nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit në një moment të ardhshëm.
/5pyetjet.al