-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Noizy bashkë në Vlorë: Voto për rrugëtimin në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar sot fushatën elektorale në Vlorë, ku ka bërë një shfaqje të papritur me këngëtarin e njohur Noizy. Gjatë fjalës së tij, Rama ftoi Noizyn në skenë dhe ata filluan të këndojnë së bashku, duke shpërndarë mesazhin e rëndësishëm për zgjedhjet e 11 majit.

“Ku është ky mo? Nuk është nga Vlora ky, vjen me vonesë,” u shpreh Rama, duke e ftuar Noizyn që të ngjitet në skenë. “Dua të këndoj bashkë me Noizyn, duke mbajtur lart flamujt për këtë rrugëtim drejt Bashkimit Europian,” shtoi ai.

Nga ana e tij, Noizy përshëndeti publikun dhe bëri thirrje për mbështetje: “Vlora, përshëndetje. Ju e dini, duhet të votoni numrin 5.”

Në fund, Rama kërkoi që më 11 maj të “nxirret nga kutitë e votimit një det kuq e zi”, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit